“A e vr,anë pak a shumë…”, shokuese: Kështu kishte reaguar Bujar Bukoshi për vr,asjen e Ahmet Krasniqit

22 vjetori i vr.asjes së Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit ka ri aktualizuar rastin e vr asjes së tij, vr asje kjo që 22 vite ka mbetur ende e pa zbuluar.

E kur kanë kaluar 22vite, ish shoqëruesi i Ahmet Krasniqit, ushtaraku RifatHaxhijaj ka folur për momentin e vr asjes së tij.

Rifat Haxhijaj ka thënë se Bujar Bukoshi është njoftuar 2 minuta pas vr asjes së kolonel, Ahmet Krasniqit.

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit ka treguar se çfarë kishte thënë Bujar Bukoshi pasi që kuptoi për vr asjen e Ahmet Krasniqit

“Po, e kam njoftu, ka qenë personi i parë. Ndoshta dy minuta pas vr asjes e kam thirr në telefon Bujar Bukoshin. Reagimi i Bujar Bukoshit ka qenë shumë i pa arsyeshëm. Po ndoshta edhe pse unë i kam telefonu nga telefoni im, të cilin ata sigurisht e kanë pas. Fillimisht në telefon u përgjigj bashkëshortja e kryeministrit, më pas i telefonova atij. Ndoshta ka mëndu që është një shaka, dhe ai më ka thënë a e vr anë pak a shumë. U irritova shumë nga ajo përgjigje ashtu e kryeministrit. Dhe pastaj, pas kryeministrit Bukoshi i telefonova Xhafer Shatrit, sepse kemi bashkëpunuar shumë ngushtë drejtoria jonë me Ministrinë e Informatave”, ka thënë në rrëfimin e tij, shoqëruesi i Ahmet Krasniqit, ushtaraku RifatHaxhijaj.

Ushtaraku Haxhijaj ka thënë se Ahmet Krasniqi asnjëherë nuk u zyrtarizua nga Bujar Bukoshi si ministër i Mbrojtjes.

“Ahmet Krasniqi u cilësua ministër vetëm disa orë pas vr asjes së tij”, deklaroi Haxhiaj.

Por si ndodhi vr asja e kolonel Ahmet Krasniqit? Lidhur me këtë, Haxhiaj ka treguar edhe kronologjinë si ndodhi vr asja në natën kritike.

“Pasi u afruam te dyert e shtëpisë ku banonim, unë dola t’i hapi dyert. Në atë moment dëgjova disa zëra: ndalohu, ndalohu. Në mendjen time mendova se ishin personat e njëjtë nga policia që ishin para pesë ditëve. Doli edhe koloneli dhe Naimi. Njëri person ndaloi te rruga dy tjerë vinin në drejtim tonin. Në dukje ishin profesionistë. Personi që shkonte në drejtim të kolonelit kishte një armë automatike që zakonisht mbajnë njësitet speciale. Personi tjetër u drejtua me a.rmë nga ne duke na thënë shtrihuni. Ne u shtrimë dhe ata na kontrolluan për ar.më”, tregoi Haxhiaj.

“Personi tjetër po i mbante armën kolonelit Ahmet Krasniqi në mjekër. Koloneli e pyeste: Kush je ti bre bac. Ai nuk përgjigjej. E pyeti dy apo tri herë dhe ai nuk u përgjigj. Personi tjetër u tërhoq pak nga ne por na mbante në shënjestër. Kaloi ar.mën në dorën tjetër dhe nxori nga brezi tjetër ar.më. E pyeti personin që po mbante Ahmet Krasniqin: A është ky? Ai iu përgjigj: Po. E pyeti edhe një herë tjetër me një ton më shqetësues dhe pasi mori konfirmimin e shkrepi ar.mën në kokën e kolonelit. Pas ra i vd.ekur Ahmet Krasniqi ai gjuajti edhe dy herë mbi trupin e Ahmet Krasniqit”, tregoi ndër tjerash RifatHaxhiaj, i cili kishte qenë në veturë bashkë me Ahmet Krasniqin në momentin e vr asjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *