Arben Gashi: Për zhvillimet e reja, kemi qëndrimet e duhura

Isa Mustafa ka mbledhur sot strukturat e partisë së tij, për të diskutuar lidhur me bisedimet për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Mustafa takoi grupin parlamentar, ndërsa, momentalisht është duke mbajtur takim me kryesinë e partisë.

Deputeti Arben Gashi, derisa ka publikuar fotografi nga mbledhja, ka thënë se në grup parlamentar kanë marrë qëndrimet e duhura për zhvillimet e reja.

“Grupi parlamentar i LDK-së, për zhvillimet e reja ka qëndrimet e duhura”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kujtojmë që sot, kreu i LV-së, Albin Kurti i ka kërkuar Isa Mustafës që sa më shpejtë të bëhen bashkë për të formuar qeverinë./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *