‘Befason’ zyrtari i PDK-së, ja pse po bëhen shkarkimet nga kryeministri Avdullah Hoti – jep emrin në kë frikësohet LDK?

Anëtari i PDK-së, Arben Gecaj, përmes një statusi në Facebook ka bërë një parashikim interesant, duke dhënë shpjegimet e tij se pse po ndodhin shkarkimet e fundit nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ai fillimisht thotë se zgjedhjet në Kosovë sjellin vetëm të mira.

Ndërsa, sipas tij, shkarkim – ngarkimi i LDK-së është kapje, por edhe shpërfaqje e frikës se tyre prej kërcënimeve të Vjosës e ndarjeve te reja.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, drejtorin e Doganës së Kosovës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ja reagimi i tij:

Sa më shpesh që Kosova shkon në zgjedhje, aq më mirë bëhet dikur më vonë në Kosovë.

Shkarkim – ngarkimi i LDK-së është kapje, por edhe shpërfaqje e frikës se tyre prej kërcënimeve të Vjosës e ndarjeve te reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *