Bekim Jashari i “ashpër” me Albin Kurtin: Kush i ka faj…

Bekim Jashari, anëtari i familjes legjendare Jashari, njëherit kryetar i komunës së Skenderajt, ditë më parë ka dhënë një intervistë, ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përcjell “Bota sot”.

Në këtë intervistë i pari i komunës së Skenderajt, ka lëshuar disa kritika për ish-kryeministrin dhe aktualisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kritika e Jasharit është se Kurti dhe partia e tij e kishin shansin kur ishin në pushtet, por, sipas tij, këta të fundit nuk arritën të tregojnë aftësitë e tyre për të menaxhuar me vendin, dhe për të gjithë këto, kreu i kësaj komune thotë se askush nuk u ka faj.

“Lëvizja Vetëvendosje ishte në pushtet. Pse nuk e mbajtën? Kush u ka faj? Sovrani ua dha votën. Pse ata nuk treguan aftësitë e tyre për të menaxhuar dhe për të qeverisur me vendin? Kush u ka faj, vetvetja. Apo ndoshta mos përvoja e tyre”, thotë Bekim Jashari në këtë intervistë.

Mirëpo, faqja e cila e ka publikuar këtë video, lëshon edhe disa kritika për Bekim Jasharin, pasi kjo video është ilustruar me një shkrim, ku shkruhet se ky i fundit po kërkon unitet me hajnat që e kanë vjedhur Kosovën, në këtë rast me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe të tjerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *