Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, është dërguar në shtëpinë e tij në Hajvali, pas mbërritjes në Kosovë.
Kjo pasi, autoritetet qeveritare kanë pranuar kërkesën e deputetit për vet-izolim, përcjell, Bota sot.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, sipas së cilit, Pacollit i mbetet t’i përmbahet vendimit të autoriteteve të shëndetësisë.
“Kaq për sagën qesharake të PLAN-it. Pa arrogancë, pa show koti gjërat ecin mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Dhe krejt në fund, autoritetet qeveritare pranuan kërkesën e deputetit për vet-izolim. Deputetit i mbetet t’i përmbahet vendimit të autoriteteve të shëndetësisë.
Kaq për sagën qesharake të PLAN-it. Pa arrogancë, pa show koti gjërat ecin mbarë.
Respekt për korrektësinë e institucioneve!