Flamurtari zyrtarizon 6 përforcime, ‘peshkon’ te Drita dhe Gjilani

Klubi i Futbollit “Flamurtari” ka prezantuar gjashtë futbollistët e parë të cilët i ka transferuar në afatin kalimtar të janarit, transmeton Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit njoftuan gjatë ditës se kanë arritur marrëveshje me futbollistët Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donat Hasanaj dhe Lubomir Gucev.

Valdo Zeqaj ka zbarkuar nga Flamurtari i Vlorës në klubin nga lagjja “Xhemail Ibishi”, Altin Lloga është bashkuar nga Dukagjini i Klinës, Arbër Mustafa nga SC Gjilani, Bashkim Shala nga FC Vushtrria, Donat Hasanaj nga Drita, ndërsa Lubomir Gucev ka ardhur nga ekipi bullgar OFK Pirin.

Ndërkohë, nga skuadra deri më tani janë larguar Ersin Fetahi, Egzon Krasniqi, Angel Granchov, Riste Ilijovski dhe Adamou Moussa Issa.

Pas disa ditësh ‘kuqezinjtë’ pritet të marrin rrugë drejt Antalias së Turqisë për të vijuar me fazën përgatitore./gazetasheshi/gazetabllok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *