Flet edhe njëherë Hykmete Bajrami për 2 milionëshin e vjedhur, ka vetëm një opsion

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami edhe njëherë ka folur për rastin e 2 milionëve që janë tërhequr nga Thesari i Shtetit.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se kushdo që vjedh duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit.

Ajo ka thënë se në këtë situatë mendon vetëm në një opsion dhe se ka paralajmëruar verifikimin e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Postimi i plotë:

Kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.

E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast.

Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *