Gjykata Kushtetuese para vendimit historik, o me popullin, o me puçistat..!

Çdo qytetar i Kosovës e ka të qartë, se skena politike e saj është e ndarë skajshëm në dy grupe-tabore polarizuese, në grupin-taborin, i cili i përkrah vendimet e sovranit të marra në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, i cili ka votuar për ndryshime e kundër korrupsionit, për ç’kapjen e shtetit dhe largimin e hajnave dhe oligarkëve nga pushteti, dhe, në grupin i cili për 20 vite rresht ka vjedhë, plaçkitur dhe uzurpuar pasuritë e popullit, që e ka mbajtur shtetin të kapur dhe i cili, kurrsesi nuk po pranon ta dorëzoi pushtetin përmes votës së popullit për shumë arsye të njohura!

Pra, jemi dëshmitarë okularë se Kosova vazhdon të mbahet peng dhe të jetë e kapur nga një grusht tradhtarësh, i cili mizorisht dhe paturpësisht po vazhdon ta përdhos qenien tonë etnike-kombëtare, po e keqpërdorë dhe shkelë brutalisht gjakun e 15 mijë dëshmorëve tanë të vr.arë dhe të masakruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Madje, duke rrënuar me dhunë politike çdo normë kushtetuese, çdo ligj në fuqi dhe çdo moral njerëzor, vetëm për mos ta lëshuar pushtetin nga dora, siç po veprojnë këto ditë, presidenti aktual H. Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, të cilët me metoda antikushtetuese, antishtetërore, antikombëtare dhe antinjerëzore përmes një skenari ogurzi me 25 mars e rrëzuan qeverinë legjitime të Kosovës e udhëhequr nga z. Albin Kurti, kurse këto ditë po tentojnë formimin e qeverisë vasale, duke e kthyer Kosovën në një oazë moçali politik përplot me të panjohura për të ardhmen e tonë dhe të saj njëkohësisht..!?

Duke u mbështetur në 82 pika 2 si dhe Nenin 95 të Kushtetutës, Pika 5 ku thuhet, “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”, dhe që këto dy nene me vetëdije dhe në mënyrë drastike po i shkelë, sidomos presidenti Thaçi, duhet thënë troç dhe pa ekuivokë lexuesit tonë, se sipas çdo teorie juridike dhe politike, ky quhet grusht-shtet klasik, për të cilin aktorët e tij do duhej të përgjigjeshin para organeve të drejtësisë..!

Sepse, kur presidenti i vendit shkelë kushtetutën dhe ligjet e tij, kjo është pa dyshim vepër e rënd penale deri në tradhti kombëtare, andaj e them me përgjegjësi të plotë morale dhe politike, se po qese Gjykata kushtetuese e Kosovës, eventualisht merr vendim të gabuar, duke u rreshtuar në anën e shkelësve të aktit më të lartë juridik-legjislativ të Kosovës, siç është Kushtetuta, do hynë në analet e historisë së Kosovë, si një organ shtetëror që ka pasur për obligim ta ruan dhe mbron atë, i cili do mbahet mend për tradhti, jo profesionalizëm, për ligësi, frikë si dhe rreshtim pas atyre të cilët populli një ditë do t’i mallkon dhe gjykon për tradhti të rënd kombëtare..!

Leave a Reply

Your email address will not be published.