Gjykata Speciale deklarohet për dosjet në OVL të UÇK-së, kjo është akuza e tyre

Zyra e Prokurorisë së Specializuar përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj skandalit me dosjet në zyret e OVL-së.

Sipas tyre, hetohen dhe ndiqen penalisht individët që publikojnë identitetit e personave që thirren para gjykatës.

Ata kanë akuzuar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, e cila sipas tyre kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë

“Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar, përcjellë “Bota sot”.

Kjo është komunikata e plotë:

Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë.

Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitete të tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë.

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të lavdëruar gazetarët me etikë në të gjithë Kosovën të cilët nuk kanë pranuar të botojnë dokumentet që iu dhanë, si dhe numrin e madh të gazetarëve të cilët vullnetarisht na kanë dhënë dokumentet që ata morën nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe kanë pranuar publikisht se pjesëmarrja në shpërndarjen e një informacioni të tillë mund të ishte krim sipas Kodit Penal të Kosovës.

ZPS-ja është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre.Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *