Ish-drejtori i ATK-së akuzon Hotin për nepotizëm: Kryeministri e di për familjarët që ka punësuar

Ilir Murtezaj, i shkarkuar nga posti i drejtorit të ATK-së, ka pasur një sërë kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Hoti e shkarkoi të premten nga kjo detyrë Murtezajn.

Murtezaj, të shtunën, në një konferencë për media, ka folur edhe për nepotizëm.

“Ky kryeministër ka qenë ministër i Financave ku ka lejuar që të pranohen njerëz në ATK. I kanë marrë fëmijët e gjyqtarëve, deputetëve, fëmijën e gazetarit dhe gjithë këtyre njerëzve. Pse? Për të bërë krimin e organizuar. Kryeministri e din edhe për familjarët që ka punësuar në Ministrinë e Financave, nepotizmi ndryshe nuk është”, shprehet Murtezaj.

Sipas Murtezajt, rastet e përmendura i ka proceduar edhe në organet e drejtësisë dhe ka bërë thirrje që të hetohen.

“Si rezultat i këtyre të këqijave dhe luftimit tim ndaj këtyre jam bërë i padobishëm dhe kryeministri merr vendim në mes të natës. Këto nuk i potencova vetëm pse jam liruar nga detyra, por ato janë proceduar në kanalet e drejtësisë. Ftoj prokurorinë, gjykatën dhe policinë që t’i vazhdojë këto procedura deri në vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve të ATK-së. Në ATK ka njerëz të mirë, të mrekullueshëm. Por ka njerëz në ATK që nuk e kanë vendin n ATK, por në burg”, thotë tutje ai.

Murtezaj: E kemi ndalë zhvatjen e shtetit, vendimin për shkarkim e pranova pas orarit të punës

Ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka reaguar pas shkarkimit nga Kryeministri Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se vendimin për shkarkimin e tij, e ka marrë pas përfundimit të orarit të punës.

Murtezaj ka thënë se në kohën e tij është vlerësuar lartë puna e ATK-së nga Raporti i Progresit për vitin 2020.

“Fillimisht kërkoj falje se nga mbrëmë kur filloi qarkullimi i lajmit pa qenë i informuara qe skam mundur të iu jap përgjigje. Kjo ka qenë e jashtë zakonshme jashtë orarit të punës. Pa diskutim paraprak andaj mbetet për tu marrë më këtë organet e drejtësisë. Unë fillimisht i pata vendosur disa objektiva si, ngritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë dhe përmirësimi i kualitetit të punës”, ka thënë ai.

“Unë po ashtu ia kam kthyer imazhin këtij institucioni. Për bizneset që ende vazhdojnë të jenë ende jo të rregullt në raport me ligjin ua kemi pamundësuar përfitimin. I kemi ndërpre klanet jozyrtare të zhvatjes së shtetit. Ne kemi bërë reformimin e strukturës organizative e cila më herët ka qenë e përpiluar për interesa klanore e biznesore. Ne kemi zbatuar në plotëni ligjin si ATK”

“Të gjitha objektivat që theksova u konfirmuan nga FMN e nga Banka Botërore e Raporti i BE-së ku në raportin e progresit u vlerësuam lartë. Kemi një mori të dhënash që kemi bërë punë të jashtëzakonshme”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *