Italia ka regjistruar 619 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi, për dallim nga dita e djeshme që kishte një rënie të lehtë, transmeton Gazeta Metro.
Dje, ishin 570 personat që kishin humbur jetën nga koronavirusi në Itali.
Aktualisht numri i personave të prekur nga CoVid-19 në Itali ka shkuar në 152,271 persona (+4,694 më shumë se dje me një rritje prej 3.2%).
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 2079 persona duke e çuar numrin total të të shëruarve në 32534.
Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile të cilët njoftojnë se 28.144 pacientë të shtruar në spital me simptoma të rënda vijojnë të jenë 3,381./gazetametro.net