Ja dy personat e parë që do t’i bashkohen partisë së Vjosa Osmanit (Pamjet)

Bekim Muja dhe Tafil Peci, drejtorë në Komunën e Mitrovicës, ditë më parë u shkarkuan nga dega e LDK-së në Mitrovicë.

Dy drejtorët ishin emëruar drejtor në Drejtorinë e Prokurimit dhe atë të Kuluturës, Rinisë dhe Sportit, pasi të njejtit kishin përkrahur Agim Bahtirin gjatë balotazhit në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Mirëpo pas këtij veprimi, dega e LDK-së në Mitrovicë nisi t’i lë anash në aktivitete dhe organizime, deri edhe kur i shkarkojë nga partia.

Media lokale nga Mitrovica, merr vesh se të njetit do t’i bashkëngjiten subjektit të formuar nga Vjosa Osmani.

Image

Në rast se iniciativa qytetare e udhëhequr nga Vjosa Osmani, nuk paraqet kandidat për kryetar të Mitrovicës, të dy drejtorët do ta përkrahin kandidaturën e Agim Bahtirit për kryetar të Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *