Kadri Veseli vë në siklet të madh Kurtin: Albini e Sveçla t’i ndalin konvojet e zemërgjerësinë ndaj Serbisë, se shqiptarët nuk mund t’i ndalë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratave të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe shefi të tij Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se Kurti duhet ta ndal zemërgjërgjsinë ndaj Serbisë dhe konvojet e serbëve që po futen në Kosovë, sepse shqiptarët nuk mund t’i ndalë askush.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta hapë zemrën me Shqipërinë, sepse presidentin Thaçi nuk mund ta ndalë as Serbia e as ai Sveçla.

“Presidenti është institucioni më i lartë në Kosovë. Albin Kurti duhet ti ndalë konvojet nga Serbia dhe punonjësve serbë që po futen në Kosovë. Duhet me ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë. Nuk e kemi ditë që e ka pas shpirtin kaq të gjerë se na pat çmend me atë Serbi, demarkacion, Zajednicë. Domethënë le të ndalet se Serbia nuk është dashuria jonë. Më mirë ka qenë me hapë me Shqipërinë se presidentin s’ka mund ta ndalë as Serbia e jo më ai Sveçla”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.