Këshilltari i Pacollit: AKR-ja do t’i bashkohet një partie të madhe, ja kur e tregojmë emrin

Partia e Behgjet Pacollit pritet që në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen së shpeti të garojë në koalicion me njërën nga partitë e mëdha në vend. Edhe pse u raportua se mes Pacollit të AKR’së dhe kreut të LDK’së, Isa Mustafa ka pasur një takim për të diskutuar për këtë temë, një gjë e tillë është mohuar nga AKR’ja.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka thënë se në mes të Pacollit e Mustafës nuk ka pasur asnjë takim.

“Jo, nuk ka ndodhur asnjë takim mes z. Pacolli dhe z. Mustafa”, ka konfirmuar ai.

Në ndërkohë partitë politike në vend tashmë veçse kanë nisur diskutimet për koalicione. Një gjë të tillë është duke e bërë edhe AKR’ja.

Murseli potencoi se janë në bisedime për koalicion me partitë e mëdha, e që emri do të bëhet i ditur së shpejti.

“Ne jemi ne biseda me partitë e mëdha, por emri do të bëhet publike së shpejti”, ka thënë më tutje ai.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. Qeveria Kurti u rrëzua me një mocion mosbesimi që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ishte partner i koalicionit me Vetëvendosjen.

Në ndërkohë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019’ës, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka garuar në koalicion me Nisman Socialdemokrate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *