Kjo është pritja e Vetëvendosjes nga Gjykata Kushtetuese

Këshilltari i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu përmes një postimi në facebook edhe një herë ka treguar se sot kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin skandaloz si q e ka quajtur ai, të Presidentit te Republikës se Kosovës.

Sallahu ka treguar se pret nga Gjykata Kushtetuese të vendos pro Qeverisë se Kosovës pasi që sipas tij, argumentet kushtetuese janë në anën e tyre ndërsa, veprimi antikushtetues, në anën e Presidentit.

Postimi i plotë

Sot, dorezuam ne Gjykaten Kushtetuese dekretin skandaloz te Presidentit te Republikës se Kosoves.

Gjykata Kushtetuese duhet se pari te merr vendim per mase te perkohshme ndaj dekretit antikushtetues te Presidentit para mbajtjes se seances se Kuvendit te Kosoves. Me pastaj, ne afatin kushtetues te shpall dekretin ne kundershtim me Kushtetuten.

Gjykata Kushtetuese ne asnje rrethane nuk nuk mund te vendos ndryshe. Argumentet kushtetuese jane ne anen tone, ndersa, veprimi antikushtetues, ne anen e Presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.