Kraki ironizon me Molliqajn: Para 1 viti i zhduki 12 deputetë, tani thotë që e di “recetën” magjike për të fituar zgjedhjet

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, ka reaguar ndaj Dardan Molliqajt.

Ky i fundit tha se e di “recetën” se si Vetëvendosje mund t’i fitojë zgjedhjet.

Kraki ka reaguar me ironi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se para një viti, ai i zhduki 12 deputetë dhe tani po tregon recetën magjike për të fituar zgjedhjet, përcjell Bota sot.

“Dardan Koperfilldi që para një viti arriti me i zhduk 12 deputetë pa shenjë pa dokë, tash paska tregu që e di recetën magjike me fitu zgjedhje”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *