“Kurti filloj të hakmerret në të gjitha fushat për mua, erdhi dita ishte premtimi i tyre për hakmarrje”

Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacoli i kishte çuditur të tjerët kur votoi për Qeverinë e Albin Kurtit ani pse nuk morri asnjë hise në të.
Ai në një intervistë për InDoks ka treguar se pse sot është që me çdo kusht që Kurti të mos qeveris më me vendin.

“Unë sigurisht me bindje e kam votuar Qeverinë Kurti, duke menduar se do të ndodhë ndryshimi. Kam menduar shansin që qytetarët e Kosovës do të përfitojnë prej një qeverie premtuese prej zotit Kurtit, e kem votu me bindje atë”, ka thënë Pacolli.

I pari i AKR-së pretendon se Kurti ka filluar të hakmerret ndaj tij, ai thekson se sloganin i tij ‘erdhi dita’ ishte për tu hakmarrë.

“Duke kaluar koha e duke pa këtë bindje fillova me humb dhe zhgënjimi filloj dalë ngadalë kur Qeveria Kurti filloj në vend se të mirret me reformat ekonomike drejt përmisimit të jetës së qytetarëve filloj me hakmarrje dhe njëfarë grindje , njëfarë mënyrë një dyshim që e kisha momentin kur u votua Qeveria Kurti dëgjojsha mes deputetëve, thënie erdhi dita, dhe kur filloj të hakmerret ne të gjitha fushat për mua kjo ishte e qartë se erdhi dita ishte ai premtimi i tyre që të hakmerren”, ka shtuar Pacolli.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi mori pozitën zyrtare kishte shkarkuar 14 konsuj të emëruar jashtëligjshëm të Kosovës.

Në një vendim të nënshkruar të enjten, kryediplomati Konjufca ka shkarkuar nga pozitat diplomatike 14 konsuj. Në mesin e tyre ishte edhe nipi i Sami Lushtakut Festim Lushtaku dhe Diellza Hoti, ish-këshilltaren e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Të dy këta konsuj ishin emëruar me vendim të Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Jashtëm të Kosovë/InsajderiInDoks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *