Ky deputet i Kuvendit i bashkohet Grupit Parlamentar të Nismës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR.

Lajmin e ka bërë të ditur Endrit Shala, deputet i Nismës, përcjell Bota sot.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar Shala në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me Berishën./BS

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *