Ky është numri i AAK-ës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Në Komisioni Qendror Zgjedhor është duke u hedhur shorti për numrat që partitë politike do t’i kenë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Insajderi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë zgjedhje do të garojë me numrin 135.

Bartësi i listës këtë herë do të jetë Ramush Haradinaj, i cili garon për postin e presidentit të Kosovës.

Kujtojmë që Aleanca në këto zgjedhje do të garojë e vetme, për dallim nga zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, ku ishin në koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.