LAJMI I FUNDIT Hoti jep lajmin e shumëpritur për vaksinën antiCovid

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19 në vend, në veçanti për sigurimin e vaksinës antiCovid, shkruan Insajderi.

Hoti ka bërë me dije që Kosova është në rrugën e duhur për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19.

Përmes konferencës për media, kryeministri u shpreh se do të arrihet shumë përtej 20% e cila sigurohet nga OBSH-ja,

“Ministri së bashku me drejtorin e Shërbimit Spitalor kanë punuar bukur shumë për kompletimin e procedurave të nevojshme për furnizim me vaksina antiCovid jemi në rrugë të mirë për të rritur numrin e vaksinave që I marrim, përtej asaj shumës prej 20% që marrim nga OBSH. Jemi duke punuar në disa fronte për ta siguruar këtë vaksinë edhe përmes partnerëve tanë, edhe përmes vendeve mike, edhe drejtpërdrejt me kompanitë që e kanë të certifikuar vaksinën”, ka thënë Hoti përcjell Insajderi.org

Mes tjerash, Hoti foli edhe për çështjen e vaksinës së gripit sezonal, e ku pati një thirrje për qytetarët.

“Këto ditë ka filluar edhe vaksinimi për gripin sezonal, në bazë të një liste prioritare të rasteve që janë pak më të ndjeshme, të grupmoshave më të shtyra, të sëmurëve që janë kronik dhe kjo listë është shpërndarë në të gjitha komunat, nëpër gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare – dhe ju bëjë ftesë të mos krijohet asnjë lloj tollovie as këtu në Prishtinë dhe askund tjetër sepse kjo vaksinë do të jetë për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka kërkuar kryeministri Hoti.

“I kemi ngritur kapacitet dhe nuk shoh më asnjë problem që të kemi furnizim të rregullt, të plotë me gjithë listën e barnave që kërkohet për raste të tilla”, tha ai.

Kryeministri ka konfirmuar se masat e vendosura para 15 ditë nga Qeveria do të vazhdojnë deri në një afat të pacaktuar./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *