LAJMI I FUNDIT: Ky është kandidati i LDK’s për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që nënkryetari i këtij subjekti dhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

Hoti do të garojë në këto zgjedhje kundër Enver Hoxhaj të PDK-së, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryeministër.

Vetëvendosje thotë se është duke pritur për aktgjykimin e Kushtetueses në mënyrë që Albin Kurti të nominohet për kryeministër.

AAK-ja ndërkaq ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat. Edhe ky subjekt pritet që të vendos për personin që do ta kandidojnë për kryeministër zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nisma e Fatmir Limajt ndërkaq ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë me PDK-në./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *