Lladrovci godet Limajn: Një “trim” që po kërkon vota për UÇK-në, u pat largu prej betejave ma jetike të luftës

Në tubimin përmbyllës të PDK-së në Drenas, ku kishe një numër të madh të njerëzve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka goditur kryetarin e NISMA-së, Fatmir Limajn.

Ai ka ftuar qytetarët e Drenasit që t’ia tregojnë vendin kundërshtarëve politikë duke e votuar PDK-në.

“Një “trim” i zgjedhjeve, po kërkon vota edhe në komunën tonë në emër të UÇK-së, duke u përpjekur për ta goditur kandidatin tonë për Kryeministër z. Enver Hoxhaj. Për dijeninë tuaj, ua rikujtoj se po ai, në betejën më të rëndësishme siç ka qenë ajo e Grykës së Llapushnikut, ka bërë “tërheqje taktike” nga beteja dhe deri në Likoc të Skenderajt ka kërkuar banjo”, ka thënë Lladrovci.

“I njëjti, para betejës së Rahovecit është vetalivanosur kinse është helmuar me kafe, duke bërë sërish “tërheqje taktike”, akoma pa nisur beteja. Pra, e njohim si paren e kuqe atë që po e konteston Enver Hoxhajn për kryeministër. Ftoj qytetarët e dashur të komunës së Drenasit, së bashku, t’ua tregojmë edhe një herë vendin kundërshtarëve politik dhe profiterëve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme, ashtu siç ua kemi treguar vendin në gjashtë palë zgjedhje të kaluara”, ka thënë Lladrovci. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *