Lushtaku: Vetëm PDK mund ta mbajë Kosovën në binarët e duhur

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se vetëm qeverisja e PDK-së e mbanë Kosovën në binarët e duhur.

Këto komente, ish kryetari i komuëns së Skënderajt, i ka bërë gjatë një takimi me përkrahës të PDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

“Sonte isha në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku takuam shumë qytetarë, përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës. Është konstatim i përbashkët që vetëm PDK mundet ta mbajë Kosovën në binarët e duhur”, tha Lushtaku.

Lushtaku gjatë këtij bashkëbisedimi me qytetarët e Kodrës së Trimave, ka siguruar ata se do të jenë gjithmonë gardian të mbrojtjes së interesave kombëtare.

“Projektet me të mëdha politike e ekonomike për Kosovën kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. Ne do të jemi gjithmonë gardianë të fuqishëm në mbrojtje të interesave të përgjithshme qytetare e kombëtare”, theksoi Lushtaku. /Insajderi.org

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *