Majlinda pasi shkatërroi rusen, kjo i ndodhi në gjysmëfinale

Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi (-52 kg), nuk arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Grand Slam që po mbahet në Tel Aviv!

Majlinda tregon luftë mjeshtërore, por e pafat që të kualifikohet në finale. Ajo pas vazhdimeve me gjithë luftën e madhe, një pakujdesi i kushtoi dhe pëson humbje me ippon.

Majlinda tani lufton në repesazh për medaljen e bronztë.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi (-52 kg) në gjysmëfinale të Grand Slam në Tel Aviv në Izrael. Majlinda fiton pas vazhdimeve me ippon ndaj ruses Alesya Kuznetsova.

Luftë e madhe u zhvillua mes Majlinda Kelmendit dhe Alesya Kuznetsova. Majlinda me shumë kujdes luftonte ndaj një kundërshtares së papërshtatshme, por sfida shkoi në vazhdime (pika e artë). Majlinda si mjeshtre e vërtet pas 31 sekondave fiton në vazhdime, e pabesueshme se si rusen e hodhi në tokë.

Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi (-52 kg), e fillon furishëm në garën prestigjioze Grand Slam.

Majlinda ka shënuar fitore pas vazhdimeve me ippon kundër gjermanes Annika Wurfel, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Grand Slam.

Wurfel avancoi në fillim por Majlinda si trimëreshë përmbysi gjithçka.

Majlinda synon medalje në Grend Slam të Tel Aviv në Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *