Me këta numra do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit pesë partitë kryesore në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr sot shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një konference për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar për secilën parti se cilin numër do të mbajnë.

Lidhja Demokratike e Kosovës në fletëvotimet e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të mbajë numrin 132.

Lëvizja Vetëvendosje në fletëvotimet e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të mbajë numrin 127.

Partia Demokratike e Kosovës do ketë numrin 134.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numrin 135.

Nisma Socialdemokrate numrin 121.

Pas tërheqjes së shortit nga ana e KQZ-së për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkaq nga partitë jo shumicë këta numra kanë qëlluar: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës LPRK 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VATA – 113, Nova Demokracka Strava 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK – 111, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës – 128, Srpski Demokratski Savez SDS – 118, Romani Iniciativa – 124, Srpska Lista – 119, YTHP do të mbajë numrin 114, Partia e Ashaklinjve për Integrim me numrin 113, Koalicioni Zaieno – 122, Partia Liberale Egjiptiane – SDU – 125./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published.