Më në fund arrihet marrëveshja, Lautaro kalon te Barcelona

Ylli argjentinas ka një klauzolë largimi nga Interi prej 111 milionë euro, shumë që Barcelona nuk ka mundësi të paguajë.

Marrëveshja mes palëve është arritur pasi Barcelona ka pranuar të paguajë një pjesë të klauzolës së lojtarit prej 60 milionë euro.

E pjesa tjetër prej 51 milionë eurove do të kompensohet me ndonjërin nga futbollistët katalunas që pritet t’i bashkohet Interit.

Gjiganti italian do të ketë në tavolinë emrat e gjashtë futbollistëve të Barcelonës ku mund të zgjedhë ndonjërin nga ta.

Nelson Semedo, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Carles Alena, Junior Firpo dhe Jean-Clair Todibo janë lojtarët që Barcelona i ka ofruar Interit të zgjedhë.Neroazzurët pritet të marrin dy nga këta lojtarë për të arritur shifrën e 51 milionë eurove.

Dy drejtorët Beppe Marotta dhe Piero Ausilio po diskutojnë me trajnerin Antonio Conte për lojtarët që do të marrin.Besohet se në radhët e Interit do të kalojnë dyshja Nelson Semedo që vlerësohet rreth 35 milionë euro dhe Arturo Vidal që ka një vlerë prej 15 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *