Më në fund publikohet fotoja e personit që “avulloi” 2 milionë eurot

Lajmi i ditës së sotme ishte raportimi në medie se 2 milionë euro janë avulluar nga Ministria e Infrastrukturës .

E Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati. “Ata dyshohen se duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë mbi 2 milionë euro.

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit”, bën të ditur policia e Kosovës.

Ndërsa gjatë ditës u raportuar se këta persona kanë lidhje me parti politike. Derisa u aludua se lidhja e tyre ishte me PDK-në, kjo e fundit e demantoj këtë lajm, duke mohuar çdo lidhje të tij me partinë e tyre.

Ndërkohë më pas doli dhe lajmi se pronari i Kompanisë LAD Group nga Llapushniku, Kadri Shala ka lidhje me partinë e Fatmir Limajt.

Ai mësohet se është anëtarë i partisë Nisma Socialdemokrate në Drenas.

Në këtë fotografi të siguruar ai shihet krah liderit të partisë Fatmir Limaj i shoqëruar edhe nga vajza e tij Hajrie Shala e cila është akutalisht këshilltare e zëvendëskryeministrës Albulena Balaj-Halimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *