Miftaraj pas vendimit të Hotit: Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave ne populli

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, e ka quajtur të mjerë vendimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, për shfuqizimin e Task-Forcës Anti-korrupsion.

Ai ka thënë se kjo ngre shqetësime serioze rreth vullnetit politik për të trajtuar çështjet e korrupsionit në mënyrë efektive.

Për këtë ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave, ne populli – se Kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Ambasadori gjerman në Kosovë e quan të mjerë vendimin e Abdullah Hotit për shuarjen e Task Forcës kundër Korrupsion.

Ja pse nuk kemi liberalizim të vizave, ne populli – se Kryeministri Hoti dhe familja e tij sigurisht se kanë viza në pasaporta.

P.S. Militanta, mos me ofendoni dhe shani mua, por qeverinë gjermane dhe ambasadorin gjerman për qëndrimin. Unë jam vetëm mesengjeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *