Milazim Krasniqi kritikon VV-në: Politika e saj si bumerang

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se “vijat e kuqe” janë shndërruar në gardhiqe, për LVV dhe nuk e di a e ka kuptuar ajo, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se këto vija po e mbajnë të bllokuar shtetin tash e tre muaj dhe se Kurti ka thënë se nuk do të ketë vija të kuqe ndaj Listës Serbe ndërsa që po ka vija të kuqe ndaj një partie shqiptare.

Krasniqi ka thënë se politika e VV po i ngjet bumerangut që bën një fluturim por që kthehet sërish në vendin nga ku hidhet.

“LVV duhet të zëvendësojë lojën bumerang me lojën pidpidak. Nëse nuk e bën, fitorja e 6 tetorit 2019 mund t’i përplaset për fytyrë, si humbje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

BUMERANGU DHE PIDPIDAKU
Nuk e di a e kanë kuptuar ende në LVV se të ashtuquajturat “vijat e kuqe”, janë shndërruar në gardhiqe, për vetë LVV. Këto gardhiqe po e mbajnë të bllokuar edhe shtetin tash tre muaj. Kurti ka njoftuar se nuk do të mbahen vijat e kuqe me Listën Serpska, që komandohet direkt nga Vuçiqi, ndërsa po mban ende vijat e kuqe me parti legale shqiptare, që kanë kontribute reale në ndërtimin e shtetit. Po të mos ishin ato vija, Kurti nuk do të mbahej peng, siç po mbahet. Politika e LVV po i ngjet bumerangut, që bën një fluturim, ama prapë kthehet në vendin nga ku hidhet. LVV duhet të zëvendësojë lojën bumerang me lojën pidpidak. Nëse nuk e bën, fitorja e 6 tetorit 2019 mund t’i përplaset për fytyrë, si humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *