Nëse ju kanë humbur 40 euro në Trafikun Urban mund t’i gjeni këtu

Stafi i autobusëve “Trafiku Urban”, njofton për 40 euro të gjetura në njërin prej autobusëve të tyre, andaj personit që i kanë humbur mund të kontaktojë në qendrën e thirrjeve.

“Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Stafi i autobusëve të NPK “Trafiku Urban” duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur një shumë e parave me vlerë prej 40euro. Kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj qytetari që dëshmon për linjën dhe kohën mund të kontaktoj Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:

+383 45 10 11 22; +383 45 10 11 23; +383 45 10 11 28

Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *