Nuk ndalen abuzimet: Aktivisti i VV’së në diasporë i mbush 6 fletëvotime

Disa votues nga Diaspora të cilët mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje, kanë filluar abuzimet dhe duke mos e përfillur ligjin, shkruan Gazeta Metro.

Në grupin e njohur të VV’së, i cili quhet “mekryeministrin”, disa votues nga diaspora kanë postuar fotografi duke votuar dhe mbushur disa fletëvotime nga një person.

Këta votues, nuk kanë përfillur ligjin, duke fotografuar fletëvotimin dhe publikuar ato në rrjete sociale.

Madje, personi me inicialet B.E, ka mbushur gjashtë fletëvotime ku ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe atë e ka publikuar në Facebook.

Po ashtu, njëjtë ka bërë edhe një person tjetër me inicialet F.A, i cili ka mbushur katër fletëvotime ku ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe i ka publikuar në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.