Pacolli tregohet zemërgjerë me Albinin, jep një premtim për votimin e presidentit!

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se s’ do të jetë bllokues në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit nëse prezenca e tij është ajo që ndryshon situatën.

Pacolli ka thënë se s’do të jetë hakmarrës ndaj askujt, dhe se do të ishte gabim i madh nëse Kosova do të shkonte prapë në zgjedhje shkaku i çështjes së presidentit.

“Do të ishte e pakuptimtë që unë t’i hakmerrem dikujt që të bojkotohet diçka. Sidoqoftë nëse flitet për diçka që është kundër bllokadës politike të Kosovës atëherë unë do të je mi pari që nuk do të jem pjesë e saj. Nuk duhet të bëhet asnjë bojkot dhe nuk të bllokohet Kosova në rrugëtimin e saj dhe sigurisht nëse prezenca ime është ajo që ndryshon situatën unë do të jem në parlament. Do të ishte gabim i madh që Kosova prapë të shkoj në zgjedhje. Nuk mund të shkojë ky vend të zgjedhje çdo vjet. Ky vend duhet të ecë përpara sepse kemi aq shumë punë për të bërë, probleme të pazgjidhura dhe nuk besoj që një njeri që e donë Kosovën ta fusë prapë në një vakum institucional dhe të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Pacolli

Ai foli edhe sa i përket rezultatit të zgjedhje duke shtuar se ka qenë mjaft zhgënjyes si për LDK-në poashtu edhe për AKR-në.

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli potencoi se nuk janë numëruar të gjitha votat, mirëpo nuk është rezultat për tu lavdëruar.

“Unë kam menduar se LDK-ja, partia me të cilën kemi bashkërrugëtuar në këto zgjedhje do të dalë më mirë, dhe rezultati i arritur ka qenë jashtëzakonisht zhgënjyes. Kështu që është rast i mirë për reflektim të Lidhjes Demokratike të Kosovës por jo vetëm, por çdo parti e cila ka qenë në pushtet deri tani të reflektojë dhe të shoh ku ka gabuar në çka ka gabuar dhe të mundohet në të ardhmen që të përmisojë gabimet e saja dhe mos ta lërë të e bie pluralizmi në Kosovë. Ne kemi nevojë për çdo parti politike pa marrë parasysh ideologjinë e tyre por kuptimi i ekzistencës të çdo partie politike në Kosovë do të jetë kuptimplotë ose i arsyeshëm vetëm nëse ato kontribuojnë në ngritjen e standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës. Ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Sigurisht nuk do të jetë në rezultat për tu lavdëruar dhe që na bënë të krenohemi. Është m,bi 90% që të kalojë pragun i cili do të jetë për LDK-në. por se a do të mund ta kalojmë pragun nuk mund të them ende asgjë:, shtoi ai

Mes tjerash, Pacolli tha se vota e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë ndëshkim për partitë politike që kanë qenë në pushtet.

“Unë nuk e kam menduar se do të jetë një fluks aq i madh i qytetarëve që në atë ditë të ftohtë do të dalin të votojnë. Nuk e kuptojë realitetin sesi diaspora lënë çdo gjë anash dhe kthehet në Kosovë që të votojë. Është përfol shumë gjatë që vota në këto zgjedhje nuk do të jetë në votë për zgjidhje për ardhmërinë por një votë ndëshkimi dhe qytetarët atë ditë si shënjestër e kanë pasur ndëshkimin e atyre që kanë qenë në pushtet deri tani dhe kjo ndodhi. Tash duhet në fillim i ri duhet njerëz të tjerë, tha Pacolli.

Pacolli thotë se nuk sheh mundësi të hyrjes në qeverisje me Vetëvendosjen nga LDK-ja dhe AKR-ja

“Nuk e shoh asnjë mundësi që LDK dhe AKR të jetë pjesë e qeverisë për arsye se Vetëvendosja nuk ka nevojë dhe LDK-ja nuk e ka luksin që të jetë pjesë e qeverisë. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të qëndrojë në opozitë dhe ka aq shumë punë të merret me vetveten sesa punë qeveritare”, tha ai për ekonomia online.

Pacolli theksoi se ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë meritor për pavarësimin e Kosovës dhe këto shtete janë ato që në të ardhmen do të garantojnë ekzistencën e Kosovës, duke thënë se kryeministri i ardhshëm duhet të bashkëpunoj me ta.

Ai tha se Kosova s’do të ketë kryeministër të mirë nëse mendon që Kosova është një vend që bota sillet rreth saj.

“Nuk ka kryeministër të mirë në Kosovë nëse nuk vjen me dëshmi që ka ngritur të hyrat për kokë banori dhe nuk ka kryeministër të mirë që nuk ka rritur buxhetin estetit për 25% në vit. Nuk do të ketë kryeministër të mirë nëse mendon që Kosova është një vend ku bota sillet rreth saj dhe nuk do të ketë kryeministër të mirë nëse do të ketë vetëm për një ditë një pjesë të kufirit të mbyllur. Kosova është një vend i vogël që mund të bashkërrugëtojë me miqtë e saj, që duhet të ketë komplet horizontin hapur. ShBA dhe Bashkimi Evropian janë meritor për pavarësimin e Kosovës dhe këto shtete janë ato që në të ardhmen do të garantojnë ekzistencën e Kosovës”, tha Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *