Pas Ramush Haradinajt, edhe ky person shpall zyrtarisht kandidaturën për president

Nehat Idrizi tashmë edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të shtetit.

Idrizi, i cili për një kohë të gjatë ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, edhe “de jure” i është future kandidaturës për të parin e shtetit.

Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar gjitha partitë politike në vend.

“Për t’ju njoftuar me vizionin dhe planin tim gjatë mandatit 5 vjeçar, ne mund të takohemi edhe ditëve në vijim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kandidaturë tjetër për president është edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Partia e këtij të fundit e ka nominuar atë për këtë post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *