Policia jep detaje për su,lmin ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka bërë të ditur se, mbrëmë vetura e tij ishte qëlluar me pl.umba, derisa ajo ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar rasti po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Në vend ngjarjes në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës. Nuk raportohet për të lënduar. Hetuesit policor janë duke punuar”, ka thënë Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *