Qeveria në largim ndanë mjete për mësimdhënësit, policët, zjarrëfikësit, mjekët dhe punëtorët teknikë

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, është shqyrtuar propozim vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesën e shtesës në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshë, për shkak të angazhimit të shtuar në punë dhe në përballje me pandeminë Covid-19.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar përfituesit e ndarjes së mjeteve për muajin shkurt dhe mars për disa kategori që nuk kanë qenë të përfshira nëvendimet paraprake.

“Në pikën e parë të këtij vendimi ndahen 3 milionë euro nga 5 milionëshi që e kemi ndarë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike tek Ministria e Arsimit e cila do të paguhet në muajin shkurt, përfshin të gjithë personelin që është i përfshirë në arsmin primar dhe sekondar.

Në pikën e dytë për sektorin e sigurisë, zyrtarët policor ndahen 700 mijë euro është fjala për 350 zyrtarë që nuk kanë qenë të përfshirë në vendimit paraprak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *