Qeveria reagon ndaj Lul Rakës i cili ka thënë se asnjë rekomandim nuk është dhënë nga ai…

Derisa shumica e vendeve të botës po fillojnë sërish me shtrëngimin e masave në parandalimin dhe luftimin e virusit korona, kjo nuk ndodh edhe në Kosovë.

Dje Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa të reja sa i përket parandalimit dhe përhapjes së Covid-19 duke lehtësuar ato thuajse në çdo segment shoqëror.

Një vendim të tillë e ka kundërshtuar kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës Lul Raka, e i cili ka thënë se asnjë rekomandim nuk është dhënë nga ai dhe asnjë anëtarë i bordit që këto masa të lehtësohen.

Ndërsa në një përgjigje për media zëdhënësja e Qeverisë Antigona Baxhaku -Idrizi, ka sqaruar se bordi ka mandat këshillues dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit Armend Zemaj.

“Sa i përket Bordit këshillëdhënës për Covid-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19”, tha Baxhaku-Idrizi.

Tutje ajo ka thënë se në vend mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në “zonën e kuqe”, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19.

Ndryshe Raka përmes postimit në Facebook ka thënë se kundërshton këto masa të reja në këtë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *