Shkencëtarët australianë nisin testimin e vaksinave potenciale për koronavirus

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin e dy vaksinave potenciale për koronavirus, pasi që vaksinat e krijuara nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania amerikane Inovio Pharmaceutical, janë cilësuar si të sigurta për testim në kafshë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia kombëtare australiane për shkencë do të përcaktojë nëse vaksinat funksionojnë dhe nëse ato të jenë të sigurta edhe në testimet te njerëzit, raporton KOHA.

Testimi i parë në njerëz i një vaksine është realizuar në Shtetet e Bashkuara rreth një muaj më parë, pas kalimit të fazës së testimit te kafshët. Aktualisht janë duke u zhvilluar edhe disa vaksina të tjera në vende të ndryshme të botën.

Rezultatet e para të testimeve te kafshët mund të publikohen në fillim të muajit qershor, kanë thënë shkencëtarët. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se do të duhen të paktën 18 muaj që ndonjë vaksinë potenciale të jetë e gatshme për përdorim në njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.