Skandali me k ufomë në Klinikën e Pulmologjisë – Valbon Krasniqi tregon si ndodhi kjo ngjarje

Një skandal brenda Klinikës së Pulmologjisë, ka ndodhur pasi disa ditës, ku një person i pajetë është lënë për orë të tëra në dhomën ku po qëndronin pacientët tjerë.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e ka arsyetuar këtë veprim, për shkak të situatës që është krijuar në të gjitha klinikat, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se kanë kërkuar raport nga ana e menaxhmentit të Klinikës së Pulmologjisë dhe pas raportit pritet të merren masa ndaj këtij veprimi.

Në fund, Krasniqi ka thënë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat që një rast i tillë të mospërsëritet më.

“Rasti që ka ndodhur ne kemi kërkuar edhe raport nga stafi i klinikës dhe nga klinika kujdestare. Poashtu kemi formuar edhe një komison dhe brenda javës pritet të na dorëzojë raportin lidhur me atë se çfarë ka ndodhur. Por ne kemi ndërmarrë masat që gjërat e tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk jemi duke vepruar në kushte normale. Mirëpo gjithçka çka është në dorën tonë do të bëjmë që rastet e tilla që mos të përsëriten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *