U gjet në një fshat, Gazmend Muhaxheri flet pas vjedhjes së veturës

Vetura zyrtare të cilën i dyshuari Valon Loxha, e mori nga Komuna e Pejës, është gjetur në fshatin Drelaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndërsa dha detaje rreth rastit për vjedhje të një veture.

I pyetur se si e kuptoi rreth rastit, ai tha:

”Policia lajmëroi se vetura është gjetë në fshatin Drelaj, dhe më treguan se një person është i ndaluar”, u shpreh Muhaxheri.

Vetura u mor mbrëmjen e vonë të së dielës, dhe për kthimin e saj në komunën së cilës dhe i takon, ka disa procedura nëpër të cilat duhet kaluar, deklaroi mes tjerash i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person, mbi dyshimet se ka marrë së fundit pa leje, veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

I arrestuari mësohet të jetë Valon Loxha nga Peja, personi i cili i merr veturat të cilat i gjen të hapura me çelësat në to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *