U pyet nëse Konjufca do të tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit – Kjo është përgjigjja e Kurtit A

Albin Kurti, pas takimit me Presidentin Hashim Thaci është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me tërheqjen e mundshme të Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit në rast të një marrëveshjeje me LDK-në.

“Ne nuk mund të kthehemi mbrapsht para 26 dhjetorit. Oferta ime për koalicion me LDK-në ishte e afatizuar deri më 24 dhjetor”, tha Kurti.

Në këtë mënyrë Kurti tha hapur se nuk do t’i ofrojë më LDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit duke u shfaqur i nervozuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *