Vehbi Kajtazi: Po të isha kryeministër, Driton Selmanajn e kisha…

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Driton Selmanaj ndaj deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci.

Kajtazi e ka quajtur të turpshme deklaratën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj, për çështjen e personave të pagjetur.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kajtazi ka shkruar se Selmanaj duhet të shkarkohet nga posti i zëvendëskryeministrit.

“Po të isha kryeministër, sot Driton Selmanajn jo që e kisha shkarku nga detyra, por e kisha përzënë prej objekti. Me thanë se “jemi lodhe me gjera te tilla”, dmth me rrëfimet e krimeve të Serbisë, është turpi ma i madh që mundet me dalë nga kabineti i Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Kajtazi.

Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri Selmanaj ka pasur një përplasje verbale me gazetarin Parim Olluri në emisionin Pressing, lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.

Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *