Vetëvendosjes ia mbyllin dyert e shkollës në Viti, ja çka iu thotë Konjufca – qytetarëve

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ua kanë mbyllur dyert e një shkolle në Dobresh të Vitisë ku kishin planifikuar që ta mbanin një tubim me simpatizantë.

Konjufca, iu thotë qytetarëve që janë mbledhur para dyerve të kësaj shkollë se kjo është e kotë, sepse Vetëvendosja do të fitojë.

“Këta prej faktit që u munduan ta ndalin Albin Kurtin për mos të kandidojë në zgjedhje, dhe prej këtu që po na i mbyllin dyert e shkollave që i kemi ndërtuar me tatimet e popullit”.

“Këta të kotë e kanë, Kurti është në zemrën e juaj, LVV do t’i fitojë zgjedhjet më 14 shkurtit”, ka thënë Konjufca.

Media ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *